fbpx

Çfarë ndodhi? Policia ndalon Romeo Veshajn! Publikohet VIDEO

roneo.jpg

Pak orë më parë, mediat publikuan, se një avokat nga Korça do të ngrinte padi për dy vëllezërit Veshaj, Romeo dhe Donald Veshaj, pasi kanë regjistruar një videoklip në muzeun e Korçës.

Së fundmi, shikohet një VIDEO kur efektivët e policisë ndalojnë një nga vëllezërit, Romeon.

Shihet se ai është ndaluar për shkelje të rregullave në qarkullimin rrugor, mirëpo është lënë i lirë.

Çfarë ndodhi? Policia ndalon Romeo Veshajn! Publikohet VIDEO

Kur është larguar ai i ka dhënë dorën policëve dhe ka hipur në makinë e tij luksoze.

Romeo dhe Donald Veshaj janë dy emra shumë të njohur për publikun shqiptar të cilët akuzohen prej 5 vitesh për plagosje të rëndë me dashje.

Që nga viti 2017 e deri tani binjakët aktorë janë përballur e po vazhdojnë të përballen me drejtësinë shqiptare. Në vitin 2017, ata janë dënuar nga Gjykata e Vlorës për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe sipas gazetares së kronikave, më 27 maj do të zhvillohet seanca gjyqësore për dy vëllezërit të cilët rrezikojnë deri në 10 vite burg.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303