Çfarë organizon Monika Kryemadhi në bregdet? Frrok Çupi lëshon deklaratën shokuese: Këtë duhet ta gjykojë ligji

kryemadhi-1.jpg

Analisti i njohur Frrok Çupi ka lëshuar deklarata të forta lidhur me Monika Kryemadhin dhe LSI.

I ftuar në emisionin “OPEN”, analisti deklaroi se në organizimet verore të organizuara nga LSI në bregdet (Jalë), nuk dihen ende çfarë kursesh ofrohen, por sipas tij dyshohet se aty mësohen organizime militare për ushtrimin e dhunës, frymën me të cilën i rrit LSI.

Pjesë nga intervista në Open

Frrok Çupi: Janë dy reparte militare në Shqipëri. Partia Demokratike, e cila është historikisht parti militare dhe partia e Lëvizjes Socialiste për Integrim e cila akoma nuk po gjykohet se pse i ka kurset e rinisë militare në bregdet. Askush nuk i ka parë programet e tyre se ç’programëe kanë ata. Çfarë leksionesh bëjnë sepse këto janë tipike vendet ku kalitet njeriu i ri.

Eni Vasili: Kanë organizime verore, ju thoni se kanë organizime militare???

Frrok Çupi: Unë dyshoj se aty ka shkolla për krijimin e njeriut të ri. Këtu duhet të gjykojë ligji.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303