fbpx

Çfarë po e dëmton të ardhmen e fëmijëve

Asnjë shtet nuk u ofron fëmijëve mundësi për edukim të shëndetshëm dhe ambient të përshtatshëm për të ardhmen e tyre, deklaron Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ekspertët bën me dije se reklamimi i dëmshëm, që inkurajon konsumimin e ushqimit të shpejtë apo konsumim të alkoolit, i vendos fëmijët vazhdimisht përballë rreziqeve.

Ekspertët po ashtu kanë paralajmëruar se ndryshimet klimatike, veçanërisht rritja e temperaturave globale me 4 gradë Celsius, mund të rezultojë me “pasoja shkatërruese shëndetësore”, për brezat e ardhshëm, për shkak të rritjes së niveleve të oqeaneve, valëve të të nxehtit, kequshqyerjes dhe zgjerimit të sëmundjeve infektuese siç është malaria.

“Secili fëmijë në botë tani përballet me rrezik ekzistencial nga ndryshimet klimatike dhe presioni komercial”, ka thënë ish-kryeministrja e Zelandës së Re, Helen Clark, që ka drejtuar komisionin.

Raporti, i hartuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) dhe Instituti Lancet, rendit 180 shtete në kapacitetet e tyre për të ofruar kushte për shëndet të mirë dhe mirëqenie.

Në mesin e shteteve me rezultatet më të mira për ofrim të mirëqenies për fëmijë renditen: Norvegjia, Danimarka, Islanda dhe Mbretëria e Bashkuar.