Çfarë po ndodh? Aktivitete të dyshimta në Korenë e Veriut

kim_1551905399-5171548.jpg

Dështimi i samitit mes Trump dhe Kim Jong-un në Vietnam po sjell pasojat e para. Agjencitë e Inteligjencës së Koresë së Jugut njoftuan për aktivitete të dyshimta të Koresë së Veriut sa i përket programit të saj bërthamor.

Sipas tyre Koreja e Veriut po restauron pjesë të vendit për lëshimin e raketave në Dongchang.

Samiti i javës së kaluar ndërmjet presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë Veriore Kim Jong-un, dështoi pasi Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar kërkesat e verikoreanëve për të hequr sanksionet ndaj shtetit të tyre. /real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303