fbpx

Çfarë po ndodh? Autorja e “Për’Puthen” publikon videon me Anën dhe Fationin

WhatsApp-Image-2021-02-10-at-11.43.21.jpeg

Dy ish-konkurrentët e Përputhen, Ana Lleshi dhe Fation Kuqari kanë qenë mjaft të komentuar pasi pëlqeheshin si dyshe.

Pas disa takimeve Fationi dhe Ana nisën të thumbonin njeri-tjetrin dhe marrëdhënia mes tyre nuk shkoi mirë.

Kujtojmë se Ana preferoi të largohej teksa pati një skandal me foto me njërin prej konkurentëve Arjonin ku shfaqeshin në krevat bashkë. Kurse nga ana tjetër Fationi nuk preferoi të qëndronte më në program pasi sipas tij shumë po luanin brenda emisionit.

Ana dhe Fationi janë bërë sërish bashkë, madje janë takuar së fundmi dhe nuk e dimë ç’po kurdisin.

Ka qenë autorja e emisionit, Olsa Muhameti, ajo që ka ndarë në InstaStory video të çiftit të cilët qeshnin së bashku, gjithashtu në praninë e gazetares së “Për’puthen”.

“Cfarë po ndodh?”- shkruan Olsa krahas videos.

Aludimet kanë nisur se mund të ketë një “Post Për’puthen” ku ish-konkurrentët do të mblidhen për të diskutuar së bashku, pasi edhe konkurrentja Shqipe Hysenaj ka lënë vend për dyshim se mund të rikthehet në këtë emision.

Nuk na mbetet veçse të presim pasi ky emision është vetëm me të papritura.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303