Çfarë po ndodh?! Gazetarit i vjen një sms në celular nga avokati i ‘Rrumit’

0ce76702e8cb6d5e6dca778cb83dd8ce_L.jpg

Thuajse në të gjithë emisionet televizive këto ditë flitet për atentatin në Shkozet të Durrësit.  Sonte, gjatë emisionit ‘Real Story’, ku po diskutohej mbi detajet për atentatin ndaj prokurorit Ndoji, gazetarit Sokol Balla i ka ardhur një ‘sms’, nga avokati i Landi Muharremit, i njohur ndryshe me pseudonimin ‘Rrumi’.

Në momentin kur analisti Arjan Vasjari tha në studio se në makinë udhëtonin së bashku shteti, kr.imi dhe populli, duke nënkuptuar me ‘shtet’ prokurorin Ndoji, me ‘krim’ Pëllumb Muharremin alias Aleksandër Lahon dhe me ‘popull’ Andi Malokun, teksa e pësoi pikërisht ky i fundit, i cili ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra mbrëmjen e sotme te Spitali i Traumës, ka ndërhyrë avokati i ‘Rrumit’ të Shijakut, Detar Hysi.

Hysi i ka dërguar një mesazh drejtuesit të emisionit, gazetarit Balla, duke i thënë se ‘Gjendja gjyqësore e tij është e pastër dhe shtetasi që ai mbron ka marrë pafajësinë’.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303