fbpx

Çfarë po ndodh? Instagramet e të famshmëve mbushen plot me foto të zeza!

Me siguri i keni hasur teksa lundroni në rrjetet tuaja sociale, fotot e zeza në llogaritë e personazheve të famshëm.

Këngëtarë, modele, aktorë (nga Michael B. Jordan te Rihanna apo Kendall Jenner); Institucione (siç është Muzeu Metropolitan i Artit), apo dhe biznese (si SAVAGE X FENTY) etj, kanë publikuar sot foto të zeza pas protestave për vrasjen e George Floyd, nga një efektiv që i vendosi gjurin në qafë deri në asfiksim!

Hashtagu #BlackOutTuesday quhet thirrja e fundit që po ndërmerret kundër racizmit, i cili sot më shumë se kurrë ka nevojë për më tepër vëmendje!

Këtë të martë, nuk do të blihet dhe nuk do të shitet asgjë në shenjë proteste për çështjen e njerëzve me ngjyrë.

Edhe vetë Instagrami ka bërë thirrje në profilin zyrtar që të shpërndahen sa më shumë foto të tilla të zeza, si një formë për t’u shprehur kundër racizmit.

“Ne ju dëgjojmë, ju shohim dhe jemi me ju. Ne qëndrojmë kundër racizmit. Ne qëndrojmë me të gjithë ata që punojnë për drejtësi në nder të George Floyd, Breonna Taylor, Ahmaud Arbery dhe shumë të tjerëve, emrat e të cilëve nuk do të harrohen. Kemi parë që komuniteti i Instagramit ka fuqinë të sjellë ndryshim domethënës. Sa më shumë që ne të #ShareBlackStories, aq më shumë ngremë zëra që e bëjnë një ndikim të qëndrueshëm. @facebook premton 10 milion dollarë në përpjekjet e bëra për t’i dhënë fund padrejtësisë racore. # BlackLivesMatter”.

Shumë emra të njohur të muzikës, kinematografisë, apo modës i janë bashkuar kësaj thirrjeje e cila po zgjerohet anembanë botës.

View this post on Instagram

@blklivesmatter

A post shared by Kendall (@kendalljenner) on