fbpx

Çfarë po ndodh me aktoren? Megan Fox drejt ndarjes?

Aktorja dhe modelja, Megan Fox u pa teksa priste në radhë për të marrë kafe, por në gisht i mungonte unaza e martesës.

Gjatë kohëve të fundit ka pasur spekulime se Megan dhe burri i saj Brian Austin Green kanë telashë në martesë.

Burime për  E! News thonë se cifti po jeton i ndarë gjatë karantinës, por nuk janë duke planifikuar për divorc.

Edhe Brian në daljet e fundit nuk ka pasur unazën e martesës.

Dyshja filluan lidhjen në vitin 2004, ndërsa u fejuan në vitin 2009.