Çfarë po ndodh me Hysaj? Napoli nuk e grumbullon

Mbrojtësi i kombëtares kuqezi, Elseid Hysaj, nuk po përjeton një periudhë të mirë te skuadra e tij Napoli.

Ai nuk do të jetë i grumbulluar për ndeshjen çerekfinale të Kupës së Italisë ndaj Milanit të martën.

Corriere dello Sport raporton se Hysaj dhe Albiol nuk janë ftuar për ndeshjen në udhëtim ndaj Milanit për shkak të lodhjes. /Real-news.tv/