Çfarë po ndodh me Kryeministrin?!/ Rama shokon serish: Ndihem më i vogël se Braçe

Kryeministri Edi Rama, Ministri i Drejtesise, Ylli Manjani, Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, deputeti i LSI, Petrit Vasili dhe deputetet e PS, Erion Brace dhe Gramoz Ruci, duke dale nga rezidenca qeveritare, ne nje takim me Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta dhe Aleatet, ku kane diskutuar ne lidhje Reformen ne Drejtesi./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, Minister of Justice, Ylli Manjani, Finance Minister, Arben Ahmetaj, lamekaers, Petrit Vasili, Erion Brace and Gramoz Ruci, during a meeting with Parliament Speaker Ilir Meta and allies.

Ditëve të fundit, Edi Rama është parë vërdallë Shqipërisë apo edhe në aktivitete të ndryshme në kryeqytet tek bën batuta dhe deklarata që herë pas here e kalojnë masën.

Këtë herë Rama në mbledhjen për Vitin e Ri me ambasadorët e huaj në vendin tonë, e ka krahasuar veten me Erion Braçen dhe tha se  ndihej më i vogël para tij dhe më i vogël akoma para trupave të kërkim-shpëtimit. Më tej Rama bëri dhe një krahasim me Hamletin, personazhin e Shekspirit duke thënë se natën e tërmetit ishte mbuluar nga makthi, por në fund i gjithë makthi u kthye në shpresë nga forcat e kërkim-shpëtimit.

“Ky takim e dinë që si zakon përfundon me një libër të dhuruar. Por kësaj herë biblotekat tuaja nuk do të pasurohen me librat e mi. është më e denjë të japësh sesa të marrësh, jo nuk do të mbeteni duarbosh. Unë jam produkt i zotit apo natyrës nuk e kam zgjedhur akoma. Kam aq shumë centimetra dhe e kam të vështirë të kujtoj se kam takuar dy apo tre persona më të gjatë se unë. Kam dy javë që ndjehem shumë herë më i vogël se Erion Braçe…në masë.

Sot edhe më I vogël para atyre heronjve që ishin mes nesh. Nuk bëhet fjalë për lartësi fizike apo shoqërore, por për atë që Shën Pali e quan gjatësia, gjerësia e thellësia e brendshme. Eksizton një varg në librat e shenjtë që thotë kush shpëton një jetë ka shpëtuar gjithë njerëzimin. Nuk e di sim und të shpërblehen ata që shpëtuan më shumë se një herë. Di që çka ata bënë do të luajë më shumë rol se gjithë konstitucionin tonë me Europën se të gjithë raportet e Komisionit Europian, ndjesë Luigi. Padiskutim do të luajë rol në raportin tonë me vetëveten.

Ju lodha me shembuj por kam edhe një. Në aktin e dytë Hamleti, lutet që t’i jepej fund maktheve që e torturonin natën. Makthe për të cilat ai do të jepte mbretërinë. Ekipet tuaja janë arsyeja themelore që ai makthi i parë i momentit u shëndrua në shpresë dhe besim. Jam i bindur që një medalje nuk do të thotë asgjë për jepet për hërë të parë, ka kohë që është bërë. Medalja e artë për vlerësim profesional. Lum ata që do ta marrin më mbrapa dhe do të renditet në radhët e atyre që janë pas. Ju lutem përcillimi bashkë me medaljet shprehjen e mirënjohjes nga populli shqipatr dhe një vit sa më të lumtur me famlijet e tyre”, tha ndër të tjera Rama.