Reperi shumë i dashur për publikun shqiptar, Mozzik, është ndaluar nga policia e Kosovës së fundmi.
Ky moment nuk ka kaluar pa u filmuar nga dëshmitarët në rrugë, ndërsa reperi shihet pranë makinës së tij Mercedes G63 AMG.
Reperi shfaqet i shqetësuar teksa bisedon në telefon, ndërsa miku i tij shihet të bisedojë me policët që qëndrojnë përpara makinës së reperit.
Nuk dihet ç’ka ndodhur dhe cila është arsyeja e ndalimit të djemve, ndërkohë Mozzik nuk ka bërë ende asnjë reagim lidhur me këtë situatë.
https://streamable.com/zg5ucw

