E papritur ka qenë publikimi i klipit të ri nga Kanye West dhe Tyga.
Dyshja nisi bashkëpunimin që vitin 2017 me këngën Feel Me ku videklipi nuk u publikua kurrë.
Në këngë përmendën gjithë çfarë i bënin partneret e tyre respektive të ishin në qendër të vëmendjes, nga format trupore te makinat luksoze dhe kontratat milionadollarëshe.
Regjisori Eli Russell Linnetz na ka shuar kureshtjen duke e zbuluar në instagram:
“Këtë e xhirova tre vite më parë. Askush nuk e ka parë. #feelme.” – shkroi ai.
Klipi mbyllet në fund me Kim e cila qëndron e ulur me këmbët e hapura dhe Jenner ecën drejt kamerës – duke dhënë idenë se motra më e madhe po e sjell në jetë.
“Duket Kylie që del nga vagina e Kim. Kuptimi metaforik është se nuk do të kishte Kylie Jenner, pa Kim Kardashian.” – tha Linnetz për E!News.
Për më tepër ndiqni videon:

