Çfarë po ndodh në kompleksin bërthamor në Korenë e Veriut?

Një qendër e hulumtuesve amerikane ka deklaruar ditën e sotme se janë vënë re shenja aktiviteti në kompleksin e Yongbyon, qendra kryesore bërthamore koreano-veriore, që do të thotë se Pheniani mund të ketë rinisur operacionet e ri-trajtimit të materialeve radioaktive për qëllime ushtarake, që nga dështimi i samitit të dytë me SHBA-në në shkurt.

Këto shenja u konstatuan javën e kaluar, më pak se dy muaj pas dështimit të bisedimeve për denuklearizimin mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit koreano-verior, Kim Jong -Un në Hanoi.

Që nga ajo periudhë, Koreja e Veriut njoftoi se po shqyrtonte opsionet e saj diplomatike me SHBA-në dhe Kim Jong- Un u shpreh javën e fundit i hapur për një samit të ri me Trump nëse Uashingtoni do të paraqitej në tryezën e negociatave me qëndrimin e duhur.

Qendra e studimeve strategjike dhe ndërkombëtare e Uashingtonit (CSIS) njoftoi se pamjet satelitore të marra më 12 prill dëshmonin praninë e pesë vagonëve në afërsi të uzinës së pasurimit të uraniumit dhe të laboratorit radiokimik të kompleksit bërthamor të Yongbyon./real-news.tv/