Çfarë po ndodh?! Një tjetër shqiptar gjendet i vdekur në burgjet greke

Një ngjarje shumë e rëndë raportohet të ketë ndodhur në shtetin fqinj, Greqi, ku një shqiptar 36-vjeçar është gjet i vdekur në burg.

Ai është gjetur pa jetë sot në mëngjes në burgun e Agias në Hania. Autoritetet kanë lajmëruar se në trupin e shqiptarit nuk janë gjetur shenja të dukshme të dhunës.

Trupi i pajetë i 36-vjeçarit është transportuar drejt Spitalit të Hanias për ekspertizë mjeko-ligjore. Po vazhdojnë hetimet për ngjarjen tragjike.