fbpx

Çfarë po ndodh?! Opozita proteston, shefi i NATO-s në Tiranë

Vetëm para pak minutash është njoftuar për një vizitë të paparalajmëruar të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg në Tiranë ditën e diel, ditë kjo ku mbahet edhe protesta e radhës e opozitës.

Në vizitën disa orëshe në Tiranë, Stoltenberg do të takohet me kryeministrin Rama disa orë para protestës së opozitës. Ende nuk dihet arsyeja e vizitës së beftë të shefit të Aleancës. Pas takimit me kryeministrin Rama, Jens Stoltenberg do të zhvillojë takime edhe në Maqedoninë e Veriut në kuadër të një turi të paplanifikuar. /real-news.tv/