fbpx

Çfarë po ndodh?! SHBA urdhër të prerë amerikanëve: Urgjent largohuni nga Iraku

gjenera.jpg

Pas vrasjes së gjeneralit të Lartë të Iranit, Ghassem Soleimani, situata është tensionuar shumë në rajon. Kjo e ka detyruar Departamentin Amerikan të Shtetit që t’i bëjë thirrje urgjente të gjithë shtetasve amerikanë që janë të vendosur apo gjenden në Irak dhe rajon që të largohen menjëherë.

“Për shkak të ténsioneve të ngritura në #Iraq dhe rajon, ne u bëjmë thirrje qytetarëve amerikanë që të largohen menjëherë nga Iraku. Për shkak të sulmeve të milicisë të mbështetur nga Irani në kompleksin e ambasadës amerikane, të gjitha operacionet konsullore janë pezulluar. Qytetarët e Sh.B.A nuk duhet të afrohen pranë Ambasadës. Qytetarët e SHBA në Irak ose të shqetësuar për të dashurit në Irak mund të kontaktojnë Departamentin e Shtetit në 202-501-4444 ose pa pagesë në Sh.B.A në 888-407-4747. Shmangni Ambasadën e Sh.B.A në #Baghdad. Monitoroni median lokale dhe ndërkombëtare për azhornime”, shkruan në njoftimin e tij Departamenti Amerikan i Shtetit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303