fbpx

Çfarë po ndodh? Tajlanda, zhvillon testime për vaksinën kundër covid-19 te majmunët

Gara e madhe për të krijuar një vaksinë sa më shpejt kundër covid-19 vazhdon. Mësohet se së fundmi, Tajlanda ka nisur testimin e një vaksine për koronavirus në majmunë pas rezultateve pozitive në minj.

Njoftimin e ka dhënë ministri tajlandez për Edukim të Lartë dhe Hulumtime Suvit Maesincee.

“Ky projekt është për racën njerëzore, jo vetëm tajlandezët. Kryeministri (Prayuth Chan-ocha) ka theksuar politikën se ne duhet ta zbulojmë vaksinën dhe t’i bashkohemi komunitetit që po punon në këtë drejtim”, ka thënë Suvit para gazetarëve të shtunën.

Për vaksinën tajlandeze është përdorur acid ribonukleik, i cili shtyn qelizat e njeriut që të prodhojnë antigjene, të cilat e aktivizojnë sistemin imunitar.