Çfarë po paralajmërohet?/ PD: Policia të rrijë larg protestuesve

Partia Demokratike i është përgjigjur deklaratave të policisë e cila bëri thirrje të mos përdoret retorikë që nxit dhunën për protestën e opozitës të planifikuar më 16 shkurt.

Ishte Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, i cili i bëri thirrje Ramës dhe policisë që të mos përhapin panik dnjhe më 16 shkurt të rrinë larg protestuesve.

Sipas PD-së Rama i rrethuar nga zhgënjimi po përhap panik nëpërmjet policisë për protestën e 16 shkurtit duke planifikuar një skenar kriminal.

Ai theksoi se PD garanton çdo qytetar për sigurinë e tij në protestën e 16 shkurtit. “Ftoj shqiptarët të injorojnë kërcënimet e një pushteti të kalbur nga krimi i organizuar dhe korrupsioni. Shumica dërrmuese e punonjësve të policisë janë me protestuesit sepse ata duan që të luftohet krimi. Njësoj si ne të gjithë edhe policët duan më shumë siguri për fëmijët e tyre, më shumë mundësi për ta dhe duan t’i rrisin fëmijët në një vend normal. Më 16 shkurt së bashku do t’i hapim rrugë normalitetit evropian në Shqipëri, të bashkuar askush nuk mund të na ndalë dot”, tha në komunikimin e tij me mediat Gazment Bardhi. /Real-news.tv/