fbpx

Çfarë po paralajmëron LSI/ Caka: Do të ketë zhvillime të jashtëzakonshme

rama-dhe-silva.jpg

Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka ka folur ditën e sotme për situatën politike. Ajo paralajmëroi se në shtator do të ketë zhvillime të shumta dhe të jashtëzakonshme.

“Ka pasur lloj-lloj skandalesh. Ka një mungesë të jashtëzakonshme përgjegjshmërie dhe ndjeshmërie. Nuk mund të themi që protestat nuk e kanë rrëzuar Edi Ramën, kanë filluar rrëzimin e Edi Ramës. Ka qenë opozita shqiptare që i ka krijuar qytetarëve shqiptarë solidarizimin me kauzën e saj dhe iu ka hapur sytë shqiptarëve se çfarë po ndodh.

Shtatori do të rifillojë protestat pa diskutim. Kur themi protesta iu referohemi atyre të mëdha, por protesta ka çdo ditë. Edhe mos vajtja me pushime dhe lënia e plazheve bosh është një lloj proteste. Pa diskutim shtatori do ketë zhvillime të reja. Do vijojnë takimet me qytetarët shqiptarë, mbledhja e mesazheve të tyre dhe amplifikimi me të gjithë shqiptarët. Siç kemi qenë me protesta patjetër do ketë. Elementë të rinj do ketë në varësi të zhvillimeve”, u shpreh Caka.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303