21.5 C
Tirana
E diel, 26 Maj, 2024

TË FUNDIT

Çfarë pritet të ndodhë? Frikë për luftë, “Bild”: SHBA dhe Perëndimi largojnë familjet…

spot_img

Gazeta “Bild” shkruan se ministria e Jashtme gjermane po përgatit planin për evakuimin e familjeve të personelit të ambasadës në Kiev.

Gjithashtu veprime të ngjashme po ndërmerren edhe nga qeveritë e tjera perëndimore. Amerikanët tashmë janë urdhëruar të largohen, shkruajnë mediat.

“Familjet e punonjësve në ambasadën amerikane në Kiev tashmë janë udhëzuar që të nisin largimin nga e hëna” shkruajnë mediat amerikane.

Qeveria gjermane, megjithatë, vazhdon të refuzojë kërkesën e Ukrainës për armë. “Serioziteti i situatës kërkon një rishikim të menjëhershëm dhe një ndryshim kursi nga koalicioni qeverisës për çështjen e dërgesave të armëve në Ukrainë” tha ambasadori ukrainas në Berlin Andriy Melnik.

Situata është mjaft e tensionuar me perëndimin që i trembet realisht një ndërhyrje ushtarake ruse në Ukrainë.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat