21.5 C
Tirana
E enjte, 30 Maj, 2024

TË FUNDIT

Çfarë pritet të ndodhë? NATO shton ushtrinë në Evropën Lindore: Putin na ka gënjyer

spot_img

Mësohet se vendet e NATO-s do të dërgojnë dhe do të shtojnë prezencën ushtarake në Evropën Lindore, teksa tanket ruse po afrohen gjithnjë e më shumë në Kievit.

Së fundmi në një deklaratë të përbashkët, 30 liderët e NATO-s thanë: “Askush nuk duhet të mashtrohet nga breshëria e gënjeshtrave të qeverisë ruse”.

Deklarata vjen pas një samiti virtual të kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg, ku vendet aleate thanë se Moska ka gënjyer për qëllimet e saj.

“Tani po bëjmë dislokime të rëndësishme shtesë mbrojtëse të forcave në pjesën lindore të aleancës”, thuhet në deklaratë.

Liderët e evropianë dënojnë ashpër ofensivën ruse dhe i bëjnë thirrje Putin të ndalojë menjëherë luftën.

“Ne jemi takuar sot për të diskutuar kërcënimin më të madh për sigurinë euroatlantike në dekada. Ne dënojmë me termat më të ashpër të mundshëm pushtimin e plotë të Ukrainës nga Rusia, të mundësuar nga Bjellorusia. I bëjmë thirrje Rusisë që të ndërpresë menjëherë sulmin e saj ushtarak, të tërheqë të gjitha forcat e saj nga Ukraina. Ky sulm i planifikuar prej kohësh ndaj Ukrainës, një vend i pavarur, paqësor dhe demokratik, është brutal dhe tërësisht i paprovokuar dhe i pajustifikuar. Ne dënojmë humbjen tragjike të jetëve, vuajtjet e mëdha njerëzore dhe shkatërrimin e shkaktuar nga veprimet e Rusisë. Paqja në kontinentin evropian është shkatërruar rrënjësisht. Bota do të mbajë Rusinë, si dhe Bjellorusinë, përgjegjëse për veprimet e tyre. Ne u bëjmë thirrje të gjitha shteteve që ta dënojnë pa rezerva këtë sulm të pandërgjegjshëm”, thuhet në deklaratën e NATO.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat