fbpx

Çfarë pritet të ndodhë? “Putin nuk ndalet në Ukrainë”, një tjetër shtet i rrezikuar nga agresioni rus

putin-552x360-2.png

Së fundmi presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, në kuadër të situatës së krijuar mes Ukrainës dhe Rusisë, në një takim me sekretarin e Shtetit Amerikan Antony Blinken është shprehur se dështimi për të ndaluar agresionin rus në Ukrainë, do të çojë në një konflikt global.

Presidenti Nauseda ka thënë se udhëheqësi rus, Vladimir Putin, “nuk do të ndalet në Ukrainë” dhe se bota e ka detyrim t’i ndihmojë ukrainasit me të gjitha mjetet në dispozicion.

“Vërtet mendoj në të gjitha mjetet, nëse duam të shmangim Luftën e Tretë Botërore. Zgjedhja është në duart tona”, është shprehur ai.

Ndërkohë kujtojmë se Lituania, vend anëtar i NATO-s, ka dërguar ndihmë ushtarake në Ukrainë dhe ka mirëpritur disa refugjatë ukrainas qëkur ka filluar pushtimi i saj nga Rusia, më 24 shkurt.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303