fbpx

Çfarë pritet të ndodhë? Rusët nisen drejt Bjellorusisë për raundin e dytë të bisedimeve me ukrainasit

bisedimet-rusi-ukraine.png

Ditën e sotme do të mbahet raundi i dytë i bisedimeve Rusi-Ukrainë, ndërsa luftimet janë në ditën e shtatë, qëkur Vladimir Putin urdhëroi pushtimin e paprovokuar.

Mësohet se zyrtarët rusë janë rrugës për bisedimet me ukrainasit, sipas agjencisë së lajmeve Belta në Bjellorusi. Raundi i parë i bisedimeve u mbajt gjatë kësaj jave sërish në Bjelllorusi, por pa ndonjë rezultat konkret.

Ukraina ka thënë se shpreson se bisedimet mund të vendosin një armëpushim dhe tërheqjen e forcave të saj nga Rusia.

Megjithatë, korrespondentja e Skay News nga Moska Diana Magnay thotë se Rusia po tregon gatishmëri për t’u përfshirë në bisedime thjesht për “qëllime kozmetike”.

Ajo shton se “nuk mund të shohë një mënyrë që Putini të tërhiqet në këtë fazë” dhe Rusia po i bën kërkesa joreale Ukrainës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303