Çfarë ta tregon moshën e vërtetë? Lexoje nëse je midis 20 & 30 vjeç

Julia-Roberts-Plastic-Surgery-Before-and-After.jpg

Lexo disa sekrete që të zbulojnë vitet e vërteta.

Si e trajton veten

Në të njëzetat, përgatitja për gjumë do të thotë larje e dhëmbëve dhe fytyrës. Në të tridhjetat, ky proces përfshin një listë të gjatë gjërash. Për shembull, fytyra nuk është më e mjaftueshme vetëm të lahet, por edhe të trajtohet edhe me produkte të ndryshme kozmetike.

Balluket

Në të 20-at, femrat i mbajnë balluket kur dalin në modë. Kur hyjnë në të 30-at, balluket shërbejnë për mbulimin e rrudhave të ballit.

Përzgjedhja e të brendshmeve

Në të 20-at, femrat gjithmonë i zgjidhin me kujdes të brendshmet, sepse kurrë nuk dihet se me kë do të takohen. Në të 30-at, veçanërisht nëse janë të martuara, femrat ndjekin rregullin e pashkruar “sa më të rehatshme, aq më të mira”.

Palestra

Kur jeni në të 20-at, humbja e peshës do të thotë mbajtje diete për disa ditë. Në të 30-at, humbja e tepërt e kilogramëve nuk do të ndodhë pa një djersitje të madhe, pavarësisht nga dieta e shëndetshme dhe e kontrolluar.

Alkooli

Në të 20-at, dehja gjatë mbrëmjes do të thotë se të nesërmen ju pret një drekë me një mik. Në të 30-at, do të thotë se do ju duhet një kohë për t’u kthjelluar, saqë nuk do të keni kohë për të përgatitur mëngjesin dhe drekën, por as darkën për familjen.

Recipetat

Në të 20-at recipetat janë një opsion, ndërsa në 30-ta janë të detyrueshme, veçanërisht nëse keni lindur fëmijë.

Flokët

Në të 20-at, femrat i ngjyrosin flokët për argëtim, ndërsa në të 30-at, për të mbuluar thinjat.

Pastrimi i shtëpisë

Në të 20-at, femrat e pastrojnë vetë shtëpinë, ndërsa në të 30-at kanë nevojë për ndihmë.

Të ndihesh seksi

Në të 20-at, femrat në përgjithësi janë të pasigurta në vetvete dhe vazhdimisht shikohen në pasqyrë nëse duken seksi. Në të 30-at, mendime të tilla nuk ekzistojnë, veçanërisht nëse kanë lindur një fëmijë./real-news.tv

scroll to top