Çfarë thonë studimet për ju që flini më shumë se 8 orë

7002338-0-image-a-25_1543943154254.jpg

Me tepricë apo pak, gjumi mund të jetë i dëmshëm për zemrën tuaj, sugjeron një studim i ri.

Sasia e kohës ndaj të cilës një person fle mund të lidhet me rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare dhe vdekjeve të parakohshme.

Studimi, i publikuar në Gazetën Europiane të Zemrës, ekzaminoi të dhënat e 116 mijë personave të moshave  35-70 në 21 vende të ndryshme.

Gjatë 8 viteve, studiuesit regjistruan të paktën 4381 vdekje dhe 4365 prej tyre kishin si shkaktar sëmundjet kardiovaskulare.

Njerëzit që kishin fjetur më shumë se tetë orë kishin një rrezik më të madh vdekjeje dhe zhvillimin  e sëmundjeve të zemrës në krahasim me ata që flenë rreth 6-8 orë.

“Gjumi është esencial për shëndetin e njeriut, dhe njerëzit shpenzojnë një pjesë të madhe të kohës së tyre në gjumë.

Krahasuar me njerëzit që flejnë të paktën 4 orë, ata që flenë 8 apo 9 orë në ditë janë të rrezikuar 5% më shumë nga vdekja apo sëmundjet kardiovaskulare”, thotë një pjesë e përfundimit të studimit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303