fbpx

Çfarë thotë Ismail Kadare kur pyetet për shembjen e Teatrit

Shkrimtari Ismail Kadare ka komentuar për herë të parë çështjen e Teatrit Kombëtar. Në një reagim për televizionin TVT Kadare ka thënë se nuk dëshiron të përzihet në këtë çështje, pasi së pari nuk është në dijeni të situatës dhe së dyti është i sëmurë.

‘Nuk kam mundësi se nuk jam ndjerë mirë. Nuk jam shumë në djeni. Ju lutem të mos më ngatërroni’, tha Kadare. Reagimi i Kadaresë vjen disa orë pasi është shembur godina e Teatrit Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje.