fbpx

“Çfarë trishtimi dhe lëndimi”! Meta dhe Rama solidarizohen me popullin e Libanit

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta kanë reaguar pas shpërthimit të fuqishëm në Bejrut të Libanit. Ata kanë shkruar në Facebook se mendimet e tyre shkojnë për familjet e viktimave dhe të të plagosurve.

Rama shkruan:

Çfarë lëndimi e trishtimi! Vdekje, plagosje, shkatërrim që le pa frymë e pa fjalë! Ngushëllime e solidaritet me popullin e Libanit.

Meta shkruan: 

Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave dhe të lënduarit nga shpërthimi tragjik në Bejrut! Solidarizim me popullin e Libanit.