fbpx

Çfarë u gjet në apartamentin e dyshimtë në Lezhë? 3 të arrestuar, policia jep detajet

auto_policia-durres-850x450-11621671050-770x417.jpg

Policia e Lezhës ka zbuluar një apartament, në të cilin janë gjetur armë zjarri, leje drejtimi dhe dokumente të tjera të lëshuara nga një shtet tjetër.

Blutë bëjnë me dije se janë arrestuar tre persona, pas finalizimit të operacionit “Mataro”. U zbulua se apartamenti ishte në përdorim nga shtetasi E.V.

Njoftimi i plotë:

Si rezultat i hetimeve të thelluara, Policia zbulon një  apartament në përdorim nga shtetasi E. V.

Gjatë kontrollit të apartamentit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armë zjarri pistoletë, leje drejtimi dhe dokumente të tjera të lëshuara nga një shtet tjetër.

Shërbimet e Policisë Lezhë kanë vijuar punën intensive për dokumentimin e plotë e veprimtarisë kriminale të shtetasve E. V. dhe M. N. të cilët janë shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Mataro”.

Si rezultat I veprimeve të thelluara hetimore është zbuluar një apartament që ishte në përdorim nga shtetasi E.V.   Shërbimet e Policisë  gjatë kontrollit të ushtruar në këtë apartament gjetën  dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, disa mjete identifikimi dhe leje drejtimi të lëshuara nga një shtet tjetër.

Gjatë operacionit “Mataro” u vunë në pranga 3 shtetas, u shpallën në kërkim shtetasit E. V. dhe M. N., si dhe u sekuestruan arsenal me armë, municion, mina me telekomandë, një sasi e konsiderueshme eurosh e përfituar nga veprimtaria kriminale dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303