Champions, Juventusi mund Valencian dhe kalon në fazën tjetër

Juventusi ka fituar 1-0 ndaj Valencias në ndeshjen e javës së pestë në Champions League dhe ka arritur të kualifikohet në 1/8 e finaleve të kompeticionit më të rëndësishëm për klube në Evropë.

Bardhezinjtë morën 3 pikët falë një goli të Mario Mandzukic, në minutën e 59. Me këtë fitore, skuadra e Allegrit ruan kryesimin e grupit H me 12 pikë.

Ndërkohë, Manchester United fitoi vetëm në fund ndaj Young Boys, me rezultatin 1-0 dhe ndjek Juven me 2 pikë më pak, por me kualifikimin në xhep.

Në ndeshjet e tjera të Champions League, Reali mundi Romën në Itali me rezultatin 2-0, Bajerni shkatërroi 5-1 Benfikën, Shakhtar Donetsk mundi Hofenhajmin në transfertë 2-3, ndërsa Lyon dhe Manchester City barazuan 2-2.

Lër një koment