fbpx

Champions League, Benzema parakalon Van Nistelrooy-n

benzema-1.jpg

Karim Benzema iu rikthye golit pas 52 ditësh mungesë. Në ndeshjen ndaj Viktoria Plzen, sulmuesi i Real Madrid shënoi me kokë dhe kaloi Ruud van Nistelrooy-n në klasifikimin e golshënuesve historikë të Champions League.

Francezi e sheh veten në vendin e katërt të renditjes, me 57 gola. Tashmë, përpara tij gjenden 3 yje si Raul (71), Messi (105) dhe Cristiano Ronaldo (129).

Benzema ka shënuar 12 gola me Lyon dhe 45 me Real.

Ky është sezoni i 14 radhazi në Champions që Benzema shënon të paktën një gol në Champions League.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *