Champions League/Ka emocione por jo gola

Dy sfidat e vlefshme për fazën e 1/8-ave janë mbyllur me rrjeta të paprekura edhe pse ofruan emocione të jashtëzakonshme.

Përballja më e rëndësishme u luajt në “Anfield Road” mes Liverpulit dhe Bajernit të Mynihut. Vendësit kanë qenë më kërkues dhe më këmbëngulës në zonën e Nojerit dhe i janë afruar golit në disa momente, ndërsa bavarezët kanë krijuar shanset e tyre por pa rezultat duke i lënë rrjetat e paprekura.Në Lion, vendësit e Olimpikut dhe Barcelona kanë dhuruar gjithashtu emocione të mëdha. Olimpiku është shfaqur kërcënues dhe i patrembur përballë emrit të madh të Barcelonës, që nga ana e saj ka shpërdoruar shumë duke përfunduar me rezultatin e bardhë 0-0./real-news.tv/