fbpx

Champions, Reali dhe Roma kualifikohen gjatë nxemjes

roma-real.jpg

Real Madrid dhe Roma zbritën të qetë në fushën e lojës për të luajtur ndeshjen mes tyre, pasi siguruan kualifikimin për në fazën tjetër të Champions League ndërkohë që po bënin nxemjen.

Kjo sepse CSKA-ja e Moskës humbi në shtëpi 1-2 ndaj Viktoria së Pëlzenit, në javën e pestë të grupit G të Champions League, duke i dhuruar fitoren skuadrave kryeqytetase.

Rusëve i vlente vetëm fitorja në mënyrë që në “Santiago Bernabeu” të kishin shanse për kualifikim, por humbja ndaj çekëve i lë me vetëm 4 pikë, ndërkohë që Roma dhe Reali kishin nga 9 pikë secila.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *