Champions, Roma një hap larg 1/8-ve

roma-1.jpg

Roma mposhti CSKA-në e Moskës në Rusi dhe hedh një hap të sigurtë drejt kalimit të fazës së grupeve në Champions League.

Skuadra italiane fitoi 2-1 dhe është me një këmbë në fazën e 1/8-ve të kompeticionit më të rëndësishëm evropian për klube.

Verdhekuqtë kaluan në avantazh që në minutën e katërt me Manolas. Në pjesën e dytë, rusët barazuan me Sigurdsson, por, pasi mbetën me 10 lojtarë, pësuan golin e dytë, të shënuar nga Pellegrini.

Tashmë, për kualifikimin Romës mund t’i mjaftojë vetëm një pikë.

Në ndeshjen tjetër të luajtur pasdite, Valencia ka fituar 3-1 ndaj Young Boys.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303