fbpx

“Cheese!” Por jo të gjithë janë në një mendje për “Foton e Ditës”

fofo-e-dites.jpg

Pas përfundimit të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, firmosjes së disa marrëveshjeve dhe një konference për mediat, dy kabinetet qeveritare të Shqipërisë dhe Kosovës, kanë bërë një foto, duke përmbyllur gjithçka në mënyrën më të mirë të mundshme. Fotoja është realizuar në ambient jashtë, dhe të gjithë të pranishmit kanë bërë me duar simbolin e shqiponjës dykrenare. Përveç, zv.kryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili këtë simbol e ka bërë në mënyrë të gabuar. Por ka edhe të tjerë që nuk kanë tentuar fare t’i bashkojnë duart dhe kanë dalë në foto mjaft zyrtar.

Fotoja është postuar edhe nga kryeministri Edi Rama në Facebook i cili e ka cilësuar si foto e ditës të shoqëruar me flamurin kuqezi dhe shqiponjën.

Ky është viti i pestë që të dyja delegacionet mblidhen, ndërsa kësaj radhe kjo mbledhje u cilësua si më produktivja, ku u nënshkruan marrëveshje të tilla si unifkimi i doganave, heqja e tarifave roaming apo edhe njohja e ndërsjellë e patentave.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *