Chelsea, 4 tifozëve të vet: Jeni të pështirë!

Pas skandalit me abuzimin racial të disa tifozëve të Chelsea ndaj sulmuesit të Manchester City-t Raheem Sterling, ka qenë klubi londinez që ka marrë vendimin drastik.

Ai ka pezulluar 4 prej tifozëve dhe po mbështet plotësisht hetimet nga ana e policisë.

“Chelsea Football Club e cilëson si të pështirë çdo lloj forme të sjelljes diskriminuese,” shkruhet në deklaratën e klubit londinez, duke shtuar se “do të mbështesë çdo ndjekje penale ndaj aktit kriminal.”

Incidenti që përfshin 24-vjeçarin ndodhi gjatë fitores 2-0 të Chelsea-t ndaj Qytetarëve të shtunën në Stamford Bridge.

Lër një koment