fbpx

Chelsea, arrestohet Hudson-Odoi, ja arsyeja

Futbollisti, Callum Hudson-Odoi, është arrestuar nga policia britanike në natën mes të shtunës e të dielës.

Sipas “The Sun”, futbollisti i Chelsea kishte ftuar në shtëpinë e tij një femër, me shumë mundësi një modele, duke thyer në këtë mënyrë rregullat e karantinës.

Policia informoi se kishte marrë një telefonatë nga një vajzë, zyrtarisht për një incident të ndodhur në shtëpinë e lojtarit.

Gjithashtu autoambulanca është parë në shtëpinë e tij në Londër, e cila ka marrë vajzën pasi ajo nuk ndihej mirë.

Ndërkohë, Hudson-Odoi është arrestuar dhe shoqëruar në polici ndërsa në shtëpinë e tij vijojnë hetimet.