Chelsea?!/ Mediat franceze kanë një tjetër destinacion për Hysajn

E ardhmja e mbrojtës të kombëtares kuqezi, Elseid Hysajt,  është ende shumë e paqartë. n

Prej muajsh Chelsea e kërkon por mediat franceze kanë dhënë sot një tjetër destinacion shumë të mundshëm.

Sipas tyre Hysaj pëlqehet shumë nga PSG dhe trajneri Tomas Tuhel dhe është gati ta bëjë transferimin që në janar.

Problemi i vetëm në këtë mes mbetet çështja e Fair Play Financiar, duke llogaritur se PSG është ende nën hetim nga UEFA dhe nuk ka luksin që të shpenzoj shifra të mëdha.

Lër një koment