fbpx

Christian Eriksen lë spitalin

christian.jpg

Pas operacionit të suksesshëm në zemër, Christian Eriksen ka lënë spitalin. Lajmi është konfirmuar nga faqja në internet e Federatës Daneze të futbollit, që pohon se pas vizitës nga shokët e skuadrës dhe delegacioni i Danimarkës, Eriksen është rikthyer në shtëpi.

Christian Eriksen ka kaluar një operacion të suksesshëm dhe u larguar nga Rigs-hospital. Ai vizitoi ekipin kombëtar në Helsingor dhe më pas shkoi në shtëpi, ku do të kalojë kohë me familjen e tij” thuhet në njoftimin e Federatës daneze.

Mesfushori i Interit është pajisur me një defibrillator kardioverter të implantueshëm për të rregulluar ritmin e zemrës, pasi ka pësuar një arrest kardiak në fushë në ndeshjen hapëse të Euro 2020 kundër Finlandës.

Kjo bëri që mesfushori të qëndrojë prej 6 ditësh në spital. E ardhmja e tij në fushë mbetet ende në pikëpyetje, me shumë mjekë që raportojnë se Eriksen nuk do të zbresë më kurrë në fushën e blertë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303