fbpx

Christine Lagarde, Presidente e Bankës Qendrore Evropiane

legarde.jpg

Christine Lagarde është propozuar nga udhëheqësit e BE-së të jetë guvernatorja e Bankës Qendrore Europiane.

Drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christine Lagarde u shpreh shumë e nderuar që u emërua si presidente e Bankës Qendrore Europiane (BQE).

“Jam e nderuar që jam propozuar për Presidencën e Bankës Qendrore Evropiane. Duke pasur parasysh çfarë ka ndodhur dhe duke u këshilluar me Komitetin e Etikës së Këshillit të Administratës, kam vendosur të heq dorë provizorisht nga funksionet e drejtoreshës së përgjithshme të FMN-së gjatë periudhës së emërimit”, shkruan ajo në një “Twitter”.

Krerët europianë ranë dakord për personat që do të vendosen në pozicionet kyçe të Bashkimit Europian duke përzgjedhur dy gra, Von der Leyen në drejtimin e Komisionit Europian dhe Lagarde në krye të BQE-së./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303