fbpx

Çifti gënjeu në ‘Dua të të bëj të lumtur’ për të marrë para nga emisioni, reagon Arbana Osmani

auto_ArbanaOsmani-780x439-800x4501550484757.jpg

“Dua të të bëj të lumtur”, është një emision që bën bashkë histori shqiptare, ngjarje, personazhe të njohur e të panjohur, emocione dhe gjithçka tjetër që përkthehet në një format të suksesshëm dhe shumë të dashur për publikun. Emisioni rikthehet në muajin janar në ekranin e dhe dukshëm pritshmëritë janë të larta për të mësuar të tjera histori që lenë gjurmë tek protagonistët në studio, por edhe tek ata që plot kureshtje i ndjekin përmes televizorit.

Në gamën e personazheve dhe historive që janë bërë tashmë publike edicion pas edicioni ka qenë edhe ajo e Elidës dhe Arjanit! Çifti i bashkëshortëve me tre fëmijë, kishin probleme të theksuara xhelozie dhe financiare dhe për këtë ishin ndarë dhe bashkuar disa herë. Për t’i dhënë një tjetër zgjidhje çështjes së tyre, ndoshta me një dimension më madhor dhe publik, ata ju drejtuan stafit të “Dua të të bëj të lumtur” që t’u krijonte një mundësi për të ardhur në studio, për ta bërë publike historinë e tyre e pse jo për t’i premtuar njëri-tjetrit rikthimin.

Shumëkush e kujton çiftin në fjalë, por me sa duket historia e tyre është e gjitha e stisur! Ky nuk është hamendësim, por një deklaratë që e ka bërë vetë zonja Elida në studion e emisionit të Mirela Milorit në TV Klan vetëm pak ditë më parë. Përmes një telefonate, nëna e tre fëmijëve tha: “Po është e vërtetë, kam gënjyer sepse kam rënë në komplot me Arjanin që kemi dalë në atë emision, nuk ka qenë suprizë për Arjanin. Thjesht që të merrja, të paguaja dy muaj qira edhe ushqime që më kanë sjellë në shtëpi, ka qenë gazetare Lori, se s’më kujtohet mbiemri”, u shpreh ajo.

Sigurisht,një deklaratë e tillë nuk mund të binte në vesh të shurdhët, ndaj dhe ka ardhur qëndrimi zyrtar nga ana e emisionit “Dua të të bëj të lumtur” dhe moderatores Arbana Osmani. Kjo e fundit në fakt, ka postuar në Instastory-n e saj pjesë nga deklarata zyrtare ku thuhet se ka qenë vetë çifti që i është drejtuar emisionit, që ka nënshkruar një deklaratë për marrjen e përgjegjësive për gjithçka thuhet në studio dhe në fund deklarata përmbyllet me faktin se: “Dua të të bëj të lumtur” nuk mundet të zëvendësojë organet shtetërore në ndjekjen penale apo dënimin e qytetarëve për deklaratat e tyre publike”!

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303