fbpx

Çifti i famshëm turk bëhen prindër për herë të parë

unlu-cift_1.jpg

Fahriye dhe Burak Özçivit janë bërë prindër të një djali.

Shtatzania e Fahriyes ka qenë një nga më të komentuarat në Turqi. Djali i çiftit të njohur, emri i të cilit i është bërë disa muaj më parë,  Karan, erdhi në këtë jetë mëse i shëndetshëm.

Sipas medieve turke, Fahriye lindi në mëyrë natyrale  në një spital privat në Nisantas të Stambollit dhe foshnja  peshonte më shumë se  3 kg e gjysmë.

Në rrjetet sociale Fahrye  dhe Burak Özçivit nuk kanë ndarë ende asnjë foto apo status, sipas medieve ky i fundit nuk e la vetëm bashkëshorten gjatë pritjes së ëmbël dhe emocionet kanë qenë aq të forta saqë 34-vjeçari nuk i mbajti dot lotët ndërsa mori në krahë për herë të parë të birin. /real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303