2 të moshuar hidhen nga kati i 6, gjenden të vdekur

Një çift të moshuarish ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike, pasi janë hedhur nga kati i gjashtë i një pallati.

Ngjarja ndodhi rreth orës 07:00 të mëngjesit në Berat, në lagjen “30 vjetori” në vendin që njihet si “Pjeshkorja”.  Kujtim dhe Këze Agalliun jetonin të vetëm në banesë, ndërsa fëmijët e tyre ishin emigrantë.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë.

Sipas policisë, çifti, dyshohet se kanë ndërmarrë vetë këtë akt ekstrem, duke u hedhur nga lartësia e madhe.

Kanë qenë banorët e pallatit ata që kanë parë dy trupa të pajetë përtokë, ndërsa të alarmuar kanë sinjalizuar policinë.

Lër një koment