fbpx

Çifti paguan shumën marramendëse për të zbuluar gjininë e bebes në fasadën e Burj Khalifa

Një çift i ri e ka ngritur në një tjetër nivel zbulimin e gjinisë së bebes në pritje, teksa përdorën për këtë fasadën e ndriçuar të ndërtesës më të lartë në botë, Burj Khalifa në Dubai.

Blogger-ët e Youtube, Anas e Asala Marwah publikuan gjininë e fëmijës së tyre të dytë duke shkruar me drita blu ‘It’s a boy”, në fasadën e Burj Khalifa.

Sigurisht prenotimi i ndërtesës si reklamë do të kishte kushtuar rreth 80 000 dollarë, por nuk dihet nëse ishte një event i sponsorizuar, raporton agjencia Arab News.

Çifti Marwah postoi pamjet në kanalin e tyre në YouTube ku shiheshin duke pritur me emocion ndriçimin e kullës 828 metra të lartë .

Zonja Marwah, e cila kishte planifikuar prej një muaji surprizën me të shoqin, tha: “Ne dëshironim të bënim diçka unike që të mbahej mend”.

Burj Khalifa gjithashtu postoi videon në llogarinë e tyre duke ofruar urime për çiftin:

“Një lajm i madh nuk mund të bëhet më i madh se kaq, ky është zbulimi i gjinisë më i madh në botë, urime @AnasMarwah e @AsalaMaleh”.