“Çifti perfekt” rrëfehet në radion gjermane “BigFm”

loredana-mozik.jpg

Mozzik dhe Loredana janë tashmë një ndër çiftet më të komentuara të showbizit shqiptar dhe jo vetëm.

Ata kanë qenë të ftuar në emisionin radiofonik në Gjermani në radion “BigFM”.

Çifti ka folur sinqerisht për marrëdhënien e tyre, jetën private si edhe karrierën.

Loredana u shpreh se Mozzik ishte shtysa më e madhe i cili e ka bërë të arrijë suskesin deri më sot.Ai e shtyu të ndiqte rrugën e muzikës duke u shkëputur e vetme.

Të gjithë njerëzit i shohin si “çifti i ëndrrave” por:

Kjo është vetëm ajo që ju mendoni. Ne gjithashtu stresohemi. Të gjithë thonë jeni “çifti perfekt” por sot unë i them Mozzit që ne jemi viktima të suksesit tonë.”- ka treguar ajo.

Gjithashtu dyshja tregoi se bashkëpunimi i rradhës do të publikohet shumë shpejt.

Në 1 shkurt vjen kënga e re “Romeo& Juliet”./real-news.tv

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303