fbpx

“Cikalleshi i paparë, premton një dhe bën dy”, reagimi i Metës pas fitores së kuqezinjve

Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka uruar ekipin kuq e zi për fitoren ndaj Bjellorusisë, me rezultatin 3-2 në Air Albania.

“Shqipëria e para! Urime kuqezinjve për shpirtin luftarak!” shkruan Presidenti.

Ndër të tjera kreu i shtetit në postimin e tij, ndërsa nuk e ka kursyer edhe vlerësimin për autorin e dy golave që nderuan Shqipërinë sot.

Sokol Cikalleshi shënoi dy gola për Shqipërinë, në një minutën e 20 dhe një në minutën e 27, kjo e fundit penallti.

“Cikalleshi është i paparë. Premton një dhe bën dy! Urime kuqezinjve tanë!” shkruan ai.