fbpx

Cikloni mesdhetar në Greqi, shpallet gjendja e jashtëzakonshme për 6 muaj në 3 ishuj

Autoritetet në ishujt zakynthos, Kefalonia dhe Ithaca kanë shpallur gjendjen e jashtë zakonshme për 6 muaj, si pasojë e ciklonit mesdhetar që ka goditur jugun e Greqisë.

Mbrojtja Civile greke njoftoi se:

“Për reagimin e menjëhershëm të emergjencave dhe menaxhimin e pasojave që mund të vijnë nga ngjarje ekstreme të motit që prekin tashmë pjesën më të madhe të vendit tonë (Cikloni Mesdhetar Janos), me urdhër të Zëvendës Ministrit të Mbrojtjes së Politikave dhe Menaxhimit të Krizave, Nikos Hardalia dhe vendim të Sekretarit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Civile, Vassilios Papageorgiou, Njësitë Rajonale të mëposhtme janë deklaruar në një gjendje të Mobilizimit Special të Mbrojtjes Civile: Evritania, Fthiotida, Evia dhe Viotia, nga 18-09-2020…”

Kjo gjendje e emergjencës do të jetë në fuqi për gjashtë muaj.

Cikloni sub-tropikal që ka prekur Mesdheun ka sjellë me vete erëra të forta dhe reshje të dendura shiu.