30.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Cikloni mund të ketë vrarë mbi 1 mijë persona në Mozambik

spot_img

Presidenti i Mozambikut, Filipe Nyusi, ka bërë me dije se mbi 1 mijë persona mund të kenë vdekur nga cikloni “Idai” që ka goditur, javën e kaluar, këtë vend.

Duke folur për “Radion e Mozambikut”, Nyusi ka thënë se shifra zyrtare e të vdekurve aktualisht qëndron në 84, por shtoi se ai beson se numri mund të rritet mbi 1 mijë.

Nyusi i ka bërë këto komente pasi fluturoi mbi qytetin e goditur Beira, ku ka thënë se ka parë “shkatërrim” dhe trupa nëpër zonat e përmbytura.

Kryqi i Kuq ka thënë se 90 për qind e Beiras, qytet me 500 mijë banorë, është dëmtuar ose shkatërruar.

“Beira është goditur rëndë, por po dëgjojmë se gjendja jashtë qytetit mund të jetë edhe më e keqe”, ka thënë përmes një deklarate Federata Ndërkombëtare e Shoqatës së Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.

Cikloni “Idai” ka zbarkuar të enjten në Beira me erëra deri në 177 kilometra në orë, por ekipet e ndihmës arritën atje të dielën.

Cikloni më pas është zhvendosur në brendësi të Zimbabvesë dhe Malavit./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat