fbpx

Cila është arsyeja që ‘Bodybuilder-at’ hanë të bardhën e vezës: Këto janë gjërat që duhet të dini për konsumin e tyre

Egg-White-Protein-Powder-for-Muscle-Growth.png

Vezët kanë shumë vlera ushqyese dhe ato ndikojnë gjithnjë pozitivisht në trupin e njeriut për shkak të proteinave që përmbajnë por asnjëherë nuk duhet tejkaluar sasia e konsumit të tyre.

Por, ende ka shumë pyetje rreth mënyrave të shëndetshme për t’i ngrënë ato, e këtyre pyetjeve u janë përgjigjur shkencëtarët më poshtë.

CILAT VLERA USHQYESE GJENDEN NË VEZË?

Shumë vlera ushqyese gjenden në vezë! Vlera kryesore e vezëve është proteina – dhe kjo është arsyeja se përse shumë bodybuilder njihen si konsumues të të bardhëve të vezës.

Një vezë ka mesatarisht 6-7 gramë proteinë. Por, përveç proteinës, vezët përmbajnë edhe vitaminë D, A, E dhe B12, përmbajnë acide yndyrore omega-3, antioksidantë si luteini dhe zeaxanthini, si dhe hekur.

Vlen të ceket se vezët kanë shumë pak kalori, ku një vezë ka rreth 80 kalori.

CILA ËSHTË SASIA E DUHUR E KONSUMIT TË VEZËVE

Ekspertët thonë se mjafton ta konsumoni një vezë në ditë. Në fakt, nutricionistët e njohur rekomandojnë të hani rregullisht vezë – por që kjo i bie të hani gjashtë vezë në javë – qoftë nga një në ditë, apo nga dy për dy-tri ditë.

Në vitin 2016, shkencëtarët e SHBA-së kishin zbuluar se konsumimi i përditshëm i vezëve është i ndërlidhur me një zvogëlim të rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare.

A DUHET TË KONSUMONI TË VERDHËN E VEZËS?

Jo, nuk bën ta shmangni këtë pjesë të vezës. Omëletat me të bardhë të vezës janë të preferuarat për shumicën e njerëzve, e kryesisht për shkak të brengave se e verdha e vezës përmban shumë kolesterinë.

Megjithatë, nëse e konsumoni vetëm të bardhët e vezës ju do të mbeteni pa konsumuar shumë vlera ushqyese, prandaj është më e shëndetshme ta hani tërë vezën.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303