fbpx

Cila është qeveria në hije e PD-së?

basha-1.jpg

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në emisionin “Zonë e Lirë” ka zbuluar emrat e “qeverisë hije”, apo atyre që do të jenë ministrat e tij në rast se ai do të zgjidhet ndonjëherë kryeministër.

I pyetur nga Arjan Çani pse nuk ka promovim të njerëzve dhe mbështetje të tyre, si dhe një qeveri hije të PD, Basha tha se ishte i barazlarguar nga të gjithë dhe se i donte të gjithë njësoj. Ai theksoi se ka promovim dhe mbështetje për këdo që lufton për interesat e shqiptarëve dhe kauzat e qytetarëve.

“Unë jam i barazlarguar nga të gjithë dhe qeveria nesër do të jetë me ata që kanë më shumë kontribute publike në kauzat dhe interesat qytetare”, theksoi kreu i PD-së.

Nisur nga ajo që deklaroi Luzim Basha zbulohet lehtësisht se kush do jetë qeveria e nesërme e Lulzm Bashës, kjo sipas thënieve të tij që vështirë se besohen, por edhe duke bërë një vëzhgim për daljet dhe betejat më të forta publike.

Kërkojmë ndjesë për ndonjë emër të munguar, por kjo listë është siguruar nga faqja zyrtare e PD duke vlerësuar qëndrimin e Lulzim Bashës pra mbi parimin e më punëtorëve dhe të promovuarit e tij. Në listë mungojnë Arben Ristani, Enno Bozdo dhe Fatbardh Kadilli, sekretarët që Basha si bëri as deputetë, si dhe emrat që mund të shtojë familja, si Henri Çili apo klanet afër Bashës në momentet e fundit.

Emrat:

Ervin Salianji
Grida Duma
Jorida Tabaku
Gazmend Bardhi
Enkelejd Alibeaj
Edmond Spaho
Jamarbër Malltezi
Edi Paloka
Albana Vokshi
Flamur Noka
Gent Strazimiri
Bardh Spahija.

Marrë nga cna.al

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *