fbpx

Cila është sasia e duhur e gjumit?

woman-cant-sleep.jpg

Të gjithë e kemi pyetur ndonjëherë veten se sa orë gjumë nevojiten për të pasur një aktivitet sa më të mirë.

Një studim, i cili është vlerësuar si më i madhi i bërë ndonjëherë del në përfundim se sasia e tepërt dhe e vogël e gjumit mund ta dëmtojnë trurin tuaj.

Studimi në fjalë ka përfshirë më shumë se 40,000 njerëz nga anë e mbanë bota për ta kompletuar një anketim online dhe një seri të testimeve të aftësive mendore, siç është arsyeja, kujtesa dhe aftësitë verbale.

Ata të cilët flenë mesatarisht shtatë deri në tetë orë brenda nate kanë pasur rezultate më të mira sesa ata që kanë fjetur më pak ose më shumë.

Ndërkaq, rreth gjysma e pjesëmarrësve të studimit kanë deklaruar se kryesisht flenë më pak se 6.3 orë gjumë brenda nate.

Hulumtuesit kanë zbuluar disa gjëra interesante nga ky studim. Shumica e njerëzve të cilët flenë katër orë ose më pak performojnë sikur të ishin po thuajse nëntëvjeçar. Sa i përket logjikës dhe aftësive verbale, këto janë dy prej aftësive mendore që ndikohen më së shumti nga gjumi, ku memoria afatshkurtër nuk është se ndikohet aq shumë nga gjumi.

Vlen të ceket se ky studim është publikuar në revistën ‘Sleep’.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *